Shtëpia është aty ku zemra është.
Bella Hadid dhe The Weeknd janë duke jetuar tashmë së bashku.
“Ai e ka ftuar që të jetojnë së bashku dhe ajo, pa dyshim, se ka pranuar. Ajo e ka ndjerë se ky ishte hapi më i mirë dhe i duhur në lidhjen e tyre të dashurisë”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën Us Weekly.
Këngëtari 28 vjeçar dhe supermodelja 22 vjeçare kishin njoftuar se janë ndarë në muajin nëntor të viti 2016.
The Weeknd kishte qenë më pas në lidhje me Selena Gomes, nga muaji janar deri në muajin tetor të vitit 2017, për t’u ribashkuar më pas me Hadid në muajin prill të këtij viti.
Ata ishin parë së bashku në Festivalin Coachella Valley Music and Arts ku ishin parë duke u puthur dhe përkëdhelur me njëri-tjetrin.
Katër muaj më vonë, revista Us Weekly njoftoi se The Weeknd dhe Hadid janë sërish së bashku.

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...