Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Nushi, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, Akademik Pajazit Nushit.
Në telegram thuhet :
E nderuara familja Nushi,
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Pajazit Nushit, njeriut që tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, shkencës dhe çështjes sonë kombëtare.
E ndaj me ju e nderuara familja Nushi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë figurën e tij dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Akademik Pajazit Nushit në ndërtimin e institucioneve te Kosovës, si aktivist i të drejtave të njeriut, profesor shumëvjeçar universitar, studiues i psikologjisë dhe shkencave tjera sociale.
Ndarja nga jeta e Akademik Pajazit Nushit, simbolit të dijes dhe të paqes, është humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë edhe bashkëpunëtorët, por për gjithë Kosovën.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta,thuhet më tej në telegramin nushëllues të presidentes Jahjaga
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...