Kështu shkruan në mesazhin e saj, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka ngushëlluar familjen e akademik Pajazit Nushi.
Mesazhi i plotë:
E nderuara familja Nushi,
Të nderuar kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të Akademik Pajazit Nushit,
Me pikëllim të thellë sot morrëm lajmin për largimin nga kjo jetë të intelektualit, akademikut, dijetarit dhe veprimtarit të shquar Prof. Dr. Pajazit Nushi.
Gjakova, Kosova dhe kombi shqiptarë u ndanë nga njeriu i dijes dhe i pendës, nga profesori dhe njeriu i urtë dhe i guximshëm i historisë tonë të re.
Një vit më parë, Komuna e Gjakovës e nderoi Akademikun e nderuar me titullin “Gjakovar i Ndritur”, ashtu sikur akademiku gjithmonë ndriqoi emrin e Qytetit, Shtetit dhe kombit që përfaqësoi.
E nderuara familje Nushi,
Ju keni humbur familjarin tuaj të dashur, Akademia ka humbur një emër të madh të shkencës, kurse qytetarët e Komunës së Gjakovës humbën emblemën e mburrjes, paqes dhe të dijes.
E përhershme do mbetet vlera e veprës së Tij dhe të paharruara do të mbesin gjurmët e përkushtimit jetësor të Akademik Pajazit Nushit.
Në emrin tim dhe të banorëve të Komunës së Gjakovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e humbjes tuaj!
Me pikëllim dhe respekt të veçantë,
Mimoza Kusari – Lila
Kryetare e Komunës së Gjakovës
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës