Ministrja për dialog në një prononcim për Radion Europa e Lirë ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se ajo nuk parasheh asnjë kompetencë ekzekutive për këtë trup.
“Është me rëndësi të theksohet që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, nuk do të jetë niveli i tretë i qeverisjes në Kosovë. Marrëveshja është publike, qytetarët kanë pasur rastin ta lexojnë, analizojnë dhe se ajo është shumë e qartë, ashtu siç kemi premtuar kjo marrëveshje është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e saj”, ka thënë Tahiri.
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës