Ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në vilën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e televizionit 1TV, e cila po qëndron në Budapest, transmeton INA.
Siç bëhet e ditur, Gruevski po qëndron në vilën e kryeministrit Orban, ndërsa netët e fundit ka qëndruar në një hotel në kryeqendrën hungareze. Megjithatë ky lajm ka mbetur për tu konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së nesërme, pasi që është bërë i ditur nga informatorë të 1TV.
Viktor Orban është mbështetës dhe aleat i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE. Ai kishte shprehur hapur mbështetjen ndaj partisë opozitare maqedonase gjatë periudhës që ishte në pushtet, por edhe tani në opozitë, kur vetë Orban mbërriti në Shkup në zgjedhjet e fundit lokale për të shprehur mbështetjen për VMRO-DPMNE-në.
Gruevski dje bëri të ditur se është arratisur drejt Hungarisë, pas kërcënimeve që ka pasur periudhën e fundit. Ai ka theksuar se do të kërkojë azil politik, por do ti ngelet besnik kauzës për Maqedoninë. Arratisja e tij pasoi pak ditë pasi që ishte shpallur vendimi për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin korruptiv “Tank” të hetuar nga Prokuroria Speciale, që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz me vlerën prej 600 mijë euro, gjatë qeverisjes së kaluar. (INA)
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...