Aktorja amerikane Paz de la Huerta ka ngritur padi për përdhunim ndaj regjisorit Harvey Weinstein, i cili së fundmi është gjendur në fokusin e akuzave për abuzime të shumta seksuale ndaj aktoreve me famë, raporton Anadolu Agency (AA).
Huerta ka pretenduar se në vitin 2010, Weinstein e ka detyruar atë të ketë marrëdhënie seksuale me të në New York, ndërsa më pas është përpjekur të minojë karrierën e saj.
Huerta po ashtu ka pohuar se producenti ka shkaktuar shkarkimin e saj nga seriali televiziv “Boardwalk Empire” pasi aktorja kishte dalë kundër tij.
Si provë në padi aktorja ka bashkangjitur disa fotografi që atë kohë gjendeshin në gazetën New York Time, në të cilat shihet teksa Weinstein bisedon me regjisorin dhe kryeproducentin e serialit në të cilin luante Huerta.
Mbi 75 gra deri më tani kanë akuzuar producentin Weinstein për abuzim seksual dhe përdhunim. Pas akuzave të shumta ndaj Weinstein, në rrjetet sociale ishte inicuar një fushatë me hashtagun #metoo (edhe unë), në mënyrë që gratë viktima të abuzimit seksual të ngrisnin zërin e tyre.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...