Donim të ndalonin në fëmijën e 20-të, por surprizë…tanimë familjes më të madhe në Britani, i është bashkuar një vajzë e shëndetshme, që kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Bonnie Raye.
Sue dhe Norl Radford, përkatësisht 42 dhe 46 vjeç janë dy emra të njohur për publikun anglez, pasi ndanë historinë e familjes së tyre të madhe në kanalin e tyre në Youtube para disa vitesh. Çifti nga Lancashire janë bërë të martën e shkuar prindër për herë të 21-të, një emocion i papërshkrueshëm të cilin e kanë ndarë edhe me ndjekësit e shumtë në rrjete sociale që i kanë përgëzuar për familjen e tyre të bukur.
Sakaq nuk kanë munguar as kritikat e atyre që e kanë quajtur të sëmurë vendimin e tyre për të shtuar sërish familjen. Bonnie është 28 vjeç më e vogël se vëllai i madh Chris, në fakt është 28 vjeç. Pas tij vjen Sophia, 22, Chloe, 21, Jack 19, Daniel, 17, Luke, 15, Millie, 14, Katie, 13, James, 12, Ellie, 11, Aimee, 10, Josh, 9, Max, 7, Tillie, 6, Osacr, 4, Casper, 3, Hallie, 13 muajsh, dhe Archie 14 muajsh. Çifti i famshëm kanë humbur një djalë Alfie,i cili ka lindur pa jetë në 2014-ën.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...