Ushtria izraelite ka bombarduar studiot e stacionit televiziv të Hamasit në Rripin e Gazës, pasi lançoi të paktën pesë raketa jo shpërthyese në afërsi si paralajmërim për evakuim, thonë zyrtarët dhe dëshmitarët palestinezë.
Nuk kishte raportime të menjëhershme për ndonjë viktima nga sulmi ajror në Al-Aqsa Television, që u ndoq nga një luftim ndërkufitar mes anëtarëve të Hamasit, grupi palestinez i rezistencës dhe Izraelit, transmeton portali arbresh.info.
Shtatë palestinezë janë vrarë të dielën mbrëma, përfshirë një komandant i lartë i Hamasit, kur forcat ushtarake të Izraelit organizuan një inkursion në Rripin Jugor të Gazës.
Një ushtar izraelit thuhet se u vra dhe një tjetër u plagos në sulm.
VIDEO — Israeli military bombs Al-Aqsa TV station in illegally blockaded Gaza amid ongoing air assault on the Striphttps://t.co/yVtAIyAdO0 pic.twitter.com/fhzApSiW5K
— Daily Sabah (@DailySabah) November 12, 2018
Hamasi tha se veprimet izraelite goditën përpjekjet e Egjiptit, Katarit dhe OKB-së për të ndërmjetësuar një armëpushim afatgjatë dhe për të lehtësuar një bllokadë izraelite që ka thelluar vështirësitë ekonomike në Gaza.
Izraeli dhe Hamasi kanë luftuar tri luftëra, më të fundit në 2014, pasi grupi kapi Rripin e Gazës nga forcat besnike ndaj presidentit palestinez Mahmoud Abbas në vitin 2007.
Dhuna është ndezur rregullisht përgjatë kufirit Izrael-Gaza, pasi palestinezët filluan protestat më 30 mars për të kërkuar të drejta për tokën e humbur nga Izraeli në luftën e vitit 1948, kur edhe u krijua shteti hebre.
Zjarri izraelit ka vrarë më shumë se 220 palestinezë që nga fillimi i demonstratave, të cilat kanë përfshirë shkelje të rrethojës kufitare të Izraelit.
Hamasi tha se gjatë luftimeve të së dielës, sulmuesit në një automjet kalimtar hapën zjarr ndaj një grupi të burrave të saj të armatosur, duke vrarë një nga komandantët e saj lokal Nour Baraka./Arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...