Franca e përkrah Maqedoninë për zbatimin e reformave që do të mundësojnë vendin të dalë nga kriza politike dhe të avancojë në rrugë drejt inkuadrimit në BE, por gjithashtu solidarizohet me atë edhe në ballafaqimin me urgjencën që e imponon kriza migruese. Më e rëndësishme për këtë është plotësimi i marrëveshjes nga 2 qershori dhe 15 korriku, raporton MIA.
Ky është mesazhi që sot në Shkup e transmetoi sekretari shtetëror për çështje evropiane në MPJ-në francez Arlem Dezir në pres konferencën në Shkup pas takimit me nënkryeministrin Fatmir Besimi.
Ai theksoi se duhet që të kihet parasysh interesi i madh, ndërsa me këtë uniteti dhe ardhmëria e vendit që janë në pikëpyetje dhe përmendi kërkesat e caktuara lidhur me respektimin e detyrimeve që partitë politike i morën me marrëveshjen e korrikut.
“Marrëveshja nga 15 korriku e cila u nënshkrua falë punës së jashtëzakonshme të eurokomisarit Johanes Han mund të hapë etapë të re në historinë e vendit. Por, për këtë duhet të zbatohen të gjitha detyrimet nga partitë politike. Detyrime të cilat janë tejet të qarta për emërimin e prokurorit publik special i cili do të jetë i pavarur lidhur me aferën me përgjimin të emëruar nga ana e Kuvendit me miratimin e ligjit duhet të ndosh deri më 15 shtator dhe duhet në atë afat dhe të respektohet, si dhe përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve më 24 prill. Por, gjithashtu edhe emërimi i qeverisë kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve është diçka që është me rëndësi thelbësore, si dhe vazhdimi i reformave dhe miratimi i reformave prioritare siç vazhdimisht kërkohet në raportet nga Komisioni Evropian dhe në raportin e Pribes. Të gjitha detyrimet duhet të respektohen në afatet e konfirmuara saktë, kjo është me rëndësi”, porositi Dezir.
Ai theksoi se pret paralelisht me këtë, Qeveria t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që t’u përgjigjet numrit të madh të mungesave të cilat u konstatuan veçanërisht me përgjimin ndërsa të cilat janë theksuar në raportin e Pribes, si dhe të rekomandimeve të shumta të cilat, do të garantojnë shtet juridik, respektim të lirive fundamentale, ndarjes së pushteve të ndryshme në RM, veçanërisht pavarësi në sistemin gjyqësor.
Për krizën me migrantët, Dezir potencoi se si vend kandidat për hyrje në BE, Maqedonia do të duhet të llogarit në përkrahje, por edhe në solidaritetin e partnerëve të tyre evropianë. Paralajmëroi se pasdite do ta vizitojë edhge vendkalimin kufitar Tabanovc në shoqërim të ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov. Ai përkujtoi se KE-ja shpalli ndihmë urgjente humanitare prej 1,5 milionë euro, dhe vlerësoi se duhet të bashkohen të gjitha instrumnetet financiare evropiane të cilat janë në disponim, posaçërisht IPA, që t’u ndihmohet vendeve ballkanike ta përforcojnë kontrollin e kufirit, por po ashtu edhe më shpejtë të identifikohen migrantët. Qëllimi është të bëhet dallim mes atyre të cilëve u nevojitet ndihma ndërkombëtare, të cilët janë refugjatë politikë dhe duhet të pranohen me atë status, prej atyre të cilët duhet të kthehen në vendet e tyre amë në kuadër të marrëveshjeve për riatdhesim.
Gjuajtje me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, pol...
Shtatë mrekullitë e kanellës për shëndetin
Haxhiu: Dyfishim i shtesave për fëmijë – nga 45 euro n...
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...