Policia rajonale e Ferizajt ka shoqëruar një person në dyshimin se posedon në mënyrë të pautorizuar armë dhe municion. Sipas policisë i dyshuari A.I, 29 vjeçar, me kombësi serbe nga Brezovica, ka pranuar në hetuesi se posedon armë në shtëpi dhe të njëjtat pas bastisjes i janë konfiksuar.
“Pas pranimit të informatave nga terreni, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve , kanë ndërmarrë veprimet e duhura dhe pas intervistimit të të dyshuarit, i njëjti ka pranuar se posedon armë në shtëpi dhe pas bastisjes së kryer, janë gjetur dhe konfiskua, një pistoletë M-57 e kalibrit 7,62 mm, një karikator i së njëjtës armë, një karikator me 8 fishekë të kalibrit 7,65 mm dhe tre fishekë të kalibrit 7,62 mm”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi.
Mësohet se me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, i dyshuari është liruar, ndërsa lënda ka kaluar në procedurë të rregullt./arbresh.info
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...