Mediat serbe sot nuk po kanë ‘hapësirë’ të merren me çështje të tjera, pasi që qëndrimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Paris dhe takimet e tij me liderë botërorë po iu duken skandaloze.
Pas polemikave që u ngritën për shkak të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ishte ulur në rreshtin e dytë afër presidentit rus, Vladimir Putin ata kanë pasur edhe një takim zyrtar, shkruan ‘Blici’ serb, transmeton lajmi.net.
Gazeta thekson se Thaçi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka publikuar disa fotografi me homologun e tij rus me të cilin tha se biseduan rreth dialogut Kosovë-Serbi.
“Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë. Nëse ju (Kosovë –Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”, ka shkruar Thaçi.
Tutje, theksohet se në ceremoninë e cila shënoi 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore në Paris pati protestë nga pala serbe për shkak të pakënaqësive me caktimin e ulëseve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq reagoi pasi që Thaçi tërë kohën ishte i ‘pozicionuar’ afër liderëve më të rëndësishëm botërorë.
Ndërkohë agjencia e lajmeve ruse ‘Tass’ ka raportuar se Kremlini nuk ka dhënë asnjë njoftim për takimin Thaçi-Putin.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...