Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur i çuditur nga qëndrimi i Bashkimit Europian që nuk po e fut Kosovën në agjendë për liberalizimin e vizave.
Ai ka kërkuar nga BE që të sqaroj se cilat janë ngecjet e Kosovës ku sipas tij të gjitha kriteret që janë kërkuar janë plotësuar nga Kosova.
“Është qit një listë me kushte, kushtet janë kry tash është mirë me sqaru ku ka ngecje. Është pak e habitshme një ngecje e BE-së tash. Edhe pak e çuditshme që po hasim në probleme për të hyrë në agjendë, janë kryer të gjitha kushtet që janë kërkuar”, ka deklaruar Haradinaj për media.
I pyetur se a do të hiqet vendimi për taksa, ai ka thënë se nuk do të hiqe vetëm se do të rritet./Arbresh.info/

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...