Më kërkesë të Komisionit për Legjislacion, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka miratuar anulimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur për nesër.
Deputeti LDK-së Armend Gashi ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të anuloj seancën e jashtëzakonshme për një ditë tjetër
Sipas Gashit katër projektligjet që do të diskutohen nesër në Kuvend nuk janë të gatshme nga komisionet.
Po ashtu edhe Harjdar Beqa nga PDK ka kërkuar kohë nga kryeministri që të shqyrtojnë të gjithë komisionet për rregullimin e këtyre ligjeve.
Haradinaj ka mirëpritur kërkesën e tyre dhe ka thënë se do të dërgoj një shkresë kryesisë për anulimin e seancës së thirrur nga ai.
“Për mu është në rregull me u shty seanca. I kërkoj me anuluar seancën dhe është në rregull kjo. Kërkoj nga ju që më ju pas partner në këtë proces dhe me ua kalu edhe komisioneve tjera”, ka thënë Haradinaj.
Kodi penal, Projektligji për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe projektligji për përgjegjësinë disiplinore, janë katër projektligje që kërkojnë prioritet për miratim në Kuvendin e Kosovës, ngjashëm siç janë edhe Projektligji për Gjykatat, ai për Këshillin Gjyqësor dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...