Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj që vjen nga radhët e AAK-së ka njoftuar se do të asfaltohet rruga e fshatit Gllogjan të Deçanit, vendlindja e kryeministrit Ramush Haradinaj. Lekaj ka thënë se ky projekt do të kushtojë rreth 650 mijë euro.
Rrugët e fshatit Gllogjan do të bëhen me asfalt. Kështu ka paralajmëruar vet Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Lekaj përmes një postimi në profilin e ti në Facebook tha se rrugët e Gllogjanit do të asfaltohen brenda javës.
“Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara! Sot filloi edhe faza e dytë e asfaltimit të rrugëve në Gllogjan të Deçanit. Me një projekt prej 650 mijë euro, banorëve të vendit kontributdhënës për lirinë e vendit, më në fund po i mundësojmë infrastrukturën e duhur”, ka shkruar Lekaj.
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë