Mungesa e të reshurave atmosferike në Kosovë ka bërë që shumica e parcelave në gjithë vendin të mos mund të mbillen me grurë.
Edhe pse me shumë vështirësi, disa bujq përpiqen që përmes sistemit të ujitjes “Ibër Lepenc” dhe atij të “Radoniqit”, të mund të kultivojnë grurin, raporton KTV.
Bujku Zymer Mustafa nga fshati Reznik i Vushtrrisë, thotë se këtë vit janë duke u përballur me shumë probleme.
Në parcelat afër kanalit të Ibër Lepecit ai ka arritur që të ujisë grurin e mbjellë, por në një parcelë tjetër më lart, reshjet e shiut janë shpresa e vetme.
Kryetari i sindikatës së bujqve, Tahir Tahiri, thotë se nëse nuk ka të reshura, ekziston rreziku që vitin e ardhshëm, rendimentet të jenë të dobëta.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve që t’u dalin në ndihmë bujqve, duke rregulluar sistemin e ujitjes.
Ndërkaq, nga ujësjellësi kanë bërë apel te qytetarët që të mos e shfrytëzojnë ujin e pijes për ujitje të tokave.
Tashmë kushtet klimatike kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të bjerë 2.8 metra nga niveli maksimal, ndërsa në atë të Batllavës, ka rënie 3.2 metra nga niveli maksimal.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...