Ministri i Brendshëm i Italiasë, Matteo Salvini ka akuzuar autoritetet malteze se po u ndihmojnë anijeve me migrantë që të arrijnë në Itali, në vend se t’i pranojnë ata në shtetin e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që një udhëheqës i partisë italiane të ekstremit të djathtë, partisë League, akuzon Maltën se po u shmanget përgjegjësive, kur bëhet fjalë për trajtimin e fluksit të vazhdueshëm të migrantëve nga Afrika e Veriut.
Sipas ministrisë së udhëheq Salvini, të enjten, autoritetet italiane kishin njoftuar partnerët e tyre maltezë se një anije me 13 migrantë ishin në ujërat malteze dhe kishin nevojë për shpëtim, pasi mjeti me të cilin lundronin kishte mbetur pa karburant.
E njëjta anije kishte arritur në Lampedusa të Sicilisë të premten dhe migrantët u kishin thënë autoriteteve italiane se ata janë ndihmuar në det nga persona me uniformë “si të rojës bregdetare” të Maltës.
Në deklaratë, Salvini e quajti këtë “akt armiqësor”.
“Disa shtete anëtare të BE-së nuk dua t’ia dinë për migrantët dhe na i sjellin ne, përderisa Brukseli po na kërcënon për sanksione rreth buxhetit tonë. Ne nuk do të frikësohemi”, tha ai.
Qeveria e re në Romë – që erdhi në pushtet në qershor – ka ndaluar ankorimin në portet e saj të anijeve të shpëtimit, të cilët ndihmojnë migrantët.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm maltez, Michael Farrugia i bëri thirrje Salvinit që të mos e kritikojë Maltën se nuk po kryen detyrat e saj, por të fillojë të shikojë se çfarë mund të bëjë më shumë Italia, sa i përket sigurisë së migrantëve në det.
“Është Italia që vazhdimisht dështon t’u përmbahet konventave ndërkombëtare për kërkim-shpëtim. Malta gjithmonë ka respektuar detyrimet e saj”, tha Farrugia.
Granit Xhaka fillon të mendoj për kalimin te Galatasaray – z...
Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale n...
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strate...
Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen, mbush 43 vj...
Sulmet izraelite vrasin 146 palestinezë në Gazë, thonë autor...
Shtyllat “Smart” në Prishtinë larg pritshmërive, shërbimi i ...