Banorët e lagjes “Skënder Luarasi” në Kodrën e Trimave në Prishtinë janë ankuar se u është ndërprerë energjia elektrike që nga ora 8:00 e mëngjesit.
Fillimisht KEDS i ka njoftuar banorët e kësaj lagje se do t’u ndërpritet energjia elektrike prej orës 8:00 deri në 17:00 për arsye se një kompani private do ta ndërroj trafon e lagjes. Mirëpo banorët thonë se as pas orës 17:00 rryma nuk është lëshuar.
“Në rrugën ‘Skënder Luarasi’ në Kodrën e Trimave në Prishtinë, e gjithë lagjja nuk ka rrymë që nga ora 8:00 e mëngjesit. Një kompani private e cila ka qenë duke e ndërruar trafon, është përgjegjëse për ndërprerjen e energjisë elektrike. Ndërsa KEDS ka bërë të ditur se nuk do të ketë rrymë prej orës 8:00 deri në 17:00”, ka thënë një banor i lagjes për Klan Kosova, i cili nuk ka pranuar që t’i publikohet emri.
“Mirëpo lagjja nuk ka rrymë as pas orës 17:00. Kemi kontaktuar KEDS-in dhe ata kanë thënë se do ta dërgojnë një ekip për ta rregulluar problemin. Mirëpo as ata nuk e kanë lëshuar rrymën”, ka shtuar ai.
Pavarësisht përpjekjeve, Klan Kosova nuk ka arrit të kontaktojë me personat përgjegjës të KEDS-it.
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...