Anëtari i Komisionit për mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatmir Xhelili i është përgjigjur pyetjes lidhur me dorëheqjet e pjesëtarëve serb nga FSK-ja, raporton arbresh.info.
“Ka pasur presione të ndryshme që ata janë deklaruar si verbale, apo me bomba, apo kërcënime tjera. Ato janë mënyra të shantazhit që ata kanë marr. Ata që kanë qëndruar e kanë integritetin më të madh dhe më të fort. Besojnë në FSK-në, besojnë në të ardhmen e përbashkët dhe nuk kanë rënë në presion të atyre linjave”, ka thënë ai.

Rexhep Selimi nga ky komision tha se FSK-ja duhet të shihet institucion i përbashkët.
“Përderisa Kosova është vend i yni i përbashkët, përderisa institucionet i kemi të përbashkëta, përderisa policia është e përbashkët duhet edhe FSK-në ta trajtojmë të tillë. Ne duhet t’i çmojmë ata njerëz që kanë qenë dhe janë në FSK. Duhet ta respektojmë vullnetin e tyre që e sfidon politika e askush tjetër. Ata njerëz janë të mirëpritur dhe do të jeni gjithnjë. Të gjithë ata që e dinë që Kosova është e pavarur duhet ta dinë që shteti i ka mekanizmat e saj dhe njëri ndër to është edhe FSK”, ka thënë ai.
Këto komente ata i bënë gjatë debatit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Afirmim të Marrëdhënieve Ndër-etnike për pakon e Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar./V.Berisha/arbresh.info/
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...