Prindërit që punojnë do të përballen me ndryshime lidhur me atë se si është e rregulluar pushimi nga puna.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur punën për ndryshimin e ligjit që rregullon pushimin e lehonisë dhe atë prindëror.
Për herë të parë në Kosovë është hartuar një projektligj i veçantë që rregullon specifikisht pushimin e lehonisë dhe atë prindëror.
Me këtë projektligj është paraparë që një nënë që lind fëmijë të përfitojë në total 12 muaj pushim.
Tre muajt e parë parashihen të paguhen nga punëdhënësi me 70 përqind të pagës bazë, gjashtë muaj tjerë nga qeveria me 50 përqind të pagës mesatare dhe tre muaj pa pagesë.
Përveç kësaj, për baballarët është paraparë që të ndahen 10 ditë pushim atësie me pagesë dhe 2 javë pa pagesë.
Në këtë draft ligj është futur termi ‘pushim prindëror’ që parasheh nga katër muaj pa pagesë për të dy prindërit.
Lidhur me këtë projektligj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, pati kritika nga shoqëria civile ndërsa i njëjti u lavdërua nga bizneset.
Në anën tjetër, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tregon se si po planifikon që të ndalojë diskriminin e grave në treg të punës për shkak të pushimit të lehonisë?
Për këtë temë flasin edhe sindikalistët dhe përfaqësuesit e bizneseve.
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...