Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë një adresim për media disa minuta para nisjes së procesit të radhës të bisedimeve me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Ai nga Brukseli ka thënë se Kosova synon të arrijë një marrëveshje të obligueshme me Serbinë, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve si dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.
”Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës të procesit final të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshje kjo ligjërisht obliguese për njëra tjetrën në rrafshin ndërkombëtar”.
”Një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila nënkupton njohje reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, e di që s’do të jetë e lehtë, ka vështirësi, ka ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë për të lëvizur përpara drejt përspektivës europiane të të dyja vendet”.
”Do të bëjmë përpjekjet maksimale në mundësi të arritjes së marrëveshjes. Synimi i Kosovës është që të ketë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet ashtu edhe me Serbinë në mënyrë që qytetarët të kenë lëvizje të lirë”.
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës