Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë, do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të spostuara ditë më parë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit dhe njëkohësisht të bllokuara në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.
Gjithashtu, IHMK thotë se në bazë të parashikimeve synoptike, reshje shiu të mjaftueshme priten në gjysmën e dytë të muajit, kurse ky 15- ditëshi i parë mbetet me deficit të reshjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve tjera.

Parashikimi i motit për ditët në vijim
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...