Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka treguar për herë të parë detaje se si është intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Geci në emisionin Pressing në T7 ka treguar se janë pesë vrasje për të cilat ai do të dëshmojë në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Kur më kanë marrë mu në pyetje mi kanë marrë me telefona me krejt. Mi kanë shti në do thasë dhe nja 20 kerre mi kanë ndërru’, shpjegoi ai.
Por a e di Geci se kur do të fillojë punën Gjykata Speciale?
“Nuk e di, për arsye se s’po të kallxojshin ata”, tha Geci.
Ndërkohë po në Hagë Geci mendon se do të përballet me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët, sipas tij, me anë të Komunikatës numër 59 kanë ofenduar familjen e tij.
“Unë mendoj që do të përballem me anëtarët e Shtabit të UÇK-së për Komunikatën numër 59 kundër familjes time”, tha Geci.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...