Avokati Arianit Koci, i licencuar për të mbrojtur të akuzuar të mundshëm nga Gjykata Speciale, për gjoja krime të luftës në Kosovë, ka thënë se ky institucion “është ndërtuar mbi bazamentin që ka krijuar raporti i Dick Martyt”.
“Vetëm kriminelët shqiptarë do të gjykohen”, është shprehur ai në T7.
“Asnjë shqiptar nuk do të gjykohet për operacione luftarake”, ka theksuar Koci.
Avokati ka shtuar se “krimet që janë kryer gjatë apo pas luftës, deri në fund të vitit 2000, do të jenë temë e trajtimit të kësaj gjykate”.
“S’mund të jetojmë në mesin e kriminelëve”, ka theksuar ai.
Koci ka bërë të ditur se nga burimet e veta ka marrë vesh janë “724 dëshmitarë prej Serbisë” në Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se ka mësuar se bëhet fjalë për “deklarata të besueshme”./T7/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...