Hakerët kanë rrëzuar uebfaqen e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) duke u hakmarrë kështu për arrestim e bërë javën e kaluar.
Uebfaqja ka qenë përkohësisht jashtë linjave mëngjesin e të martës, katër ditë pas arrestimit të gjashtë adoleshentëve të dyshuar për përdorimin e mjetit kibernetik nga grupi i hakerëve Lizard Squad që shërben për rrëzimin e uebfaqeve dhe shërbimeve, shkruan arbresh.info.
Gjashtë të dyshuar ishin akuzuar për përdorimin e ‘Lizard Stresser’, një mjet që “bombardon” trafikun e uebfaqeve dhe shërbimeve, tek shkollat, gazetat, kompanitë e lojërave dhe një numër të madh dyqanesh me pakicë.
Grupi i hakerëve Lizard Squad ka njoftuar në mëngjes përmes rrjetit social Twitter për sulmin e kryer tek Agjencia, derisa katër nga të arrestuar janë lëshuar, dhe dy të tjerë në moshën 18-vjeçare janë ende nën hetime./arbresh.info
Arrestohen dy zyrtarë policorë në Pejë, dyshohen për keqpërd...
Rekord turistësh në Velipojë! Sezoni turistik nis me intensi...
Udhëheqësi suprem i Iranit emëron pasardhësit e mundshëm në ...
Rizvanolli: Importi i energjisë nga Serbia është dezinformat...
KESCO: Vetëm A3 prodhon, KEK nuk jep shifra për prodhimin dh...
Shqiptarët “pushtojnë” New York-un, mijëra njerëz mbushin rr...