Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Sipas raportimeve të mediave serbe, temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.
Para arritjes në Beograd, Kurz tha se shpreson që vizita e tij të jetë një sinjal i qartë i BE-së për përkrahjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Përendimor në Union.
Gjatë takimit me Vuçiq, kancelari austriak i bëri të qartë presidentit serb se pa marrëveshje përfundimtare me Kosovën s’ka anëtarësim në BE.
“Dua t’i inkurajojë Prishtinën dhe Beogradin që të qojnë përpara dialogun. Normalizimi është kusht parësor për integrimin në BE”, ka thënë Kurz.
Kancelari austriak sot në mbrëmje do të vizitojë dhe Kosovën.
Përveq takimeve me liderët shtetërorë, ai pritet të vizitojë edhe bazën e KFOR-it austriak.
Aktualisht, në Kosovë janë 417 pjesëtarë austriak të këtij misioni paqeruajtës./Lajmi.net/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...