Në mbledhjen parlamentare të grupit të PS-së është marrë vendimi që nesër të mblidhen në një seancë parlamentare të jashtëzakonshme për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00, kur edhe përfundon afati për dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.
Ndërsa po sot Rama u ka komunikuar deputetëve se Sander Lleshi është emëruar zëvendësministër i Brendshëm.
Kujtojmë që pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës, Rama i propozoi presidentit Meta emërimin e Sandër Lleshit në këtë post, por që nuk gjeti dakordësinë e kreut të Shtetit.
Përmes një njoftimi të shkurtër ditën e shtunë presidenca u shpreh: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme me kërkesë kreut të qeverisë, pati një takim mes Ramës dhe Metës, të cilët për më shumë se 90 minuta diskutuan për këtë çështje.
Pas takimit kryeministria bëri me dije se takimi ishte konstruktiv, por duket se edhe pas kësaj bisede nuk është gjetur dakordësia mes palëve.
“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, thuhej në njoftimin e kryeministrisë.
Prej vitit 2013 Sandër Lleshi ka qenë këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës