Një foto mjaftë interesante është duke qarkulluar në rrjete sociale pas barazimit 1 me 1 të Arsenalit me Liverpoolin.
Arsenali barazoi shifrat kundër Liverpoolit falë një supergoli të realizuar nga sulmuesi Alexandre Lacazette, transmeton portali arbresh.info.
Alex Iwobi në formë perfekte krijoi një hapësirë në zonën e rreptësisë të “Redsave” duke gjetur sulmuesin francez që kontrolloi topin dhe më pas me një goditje të pandalshme dërgoi atë në qoshe të rrjetës së portierit Alisson.
https://www.instagram.com/p/BpvEIh-glxl/?utm_source=ig_embed
Si e festoi golin e tij Alexandre Lacazette
Kjo foto zbulon se Alexandre Lacazette e festoi golin e tij kundër Liverpoolit para se ajo të kalonte madje linjën e golit.
Lacazette ishte kthyer menjëherë na tifozët duke e festuar atë para se topi të prekte rrjetën.
Ai ka realizuar deri tani shtatë gola për Arsenalin këtë sezon.
Vlen të përmendet që Pierre Emerick Aubameyang është golashënuesi më i mirë i Arsenalit këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Aubemayng ka shënuar shtatë gola këtë sezon. Kjo është shifra më e madhe së bashku me Eden Hazardin e Chelseat.
Alexandre Lacazette was celebrating his goal for Arsenal before it even crossed the Liverpool goal-line ????? https://t.co/IzhFzazxwX
— 101 Great Goals (@101greatgoals) November 4, 2018
A do të ri-ftohet Lacazette në skuadrën e Francës?
Kjo çështje është ngritur nga tifozët francezë të futbollit në ‘France Football’ të dielën.
Kampioni në fuqi i Botës do të luaj më vonë gjatë këtë muaji kundër Holandës dhe Uruguait.
Sigurisht, Lacazette ishte lënë jashtë skuadrës së Francës verën e kaluar për Kampionatin Botëror në Rsui.
Deri tani, 79 për qind e lexuesve në ‘France Football’ janë duke bërë thirrje që Lacazette të ftohet ri-ftohet nga Didier Deschamps.
Vetëm 21 për qind janë kundër thirrjes së tij./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BpvG-0JFG4h/?utm_source=ig_embed
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...