Chelsea dhe Crystal Palace kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e diele).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetëshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Stamford Bridge në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pas fitores në mesjavë kundër Derby me rezultat 3 me 2 në EFL Kupë, Chelsea rikthehet në shtëpi me shpresën për të vazhduar rekordin e tyre si të pamposhtur këtë sezon (12 fitore, tri barazime – brenda të gjitha kompeticioneve).
Ky është fillimi i tyre më i mirë në ligë që nga sezoni 2014/15 kur ata e fituan titullin.
Chelsea ka sulmuar më shumë sesa që është mbrojtur këtë sezon duke shënuar golin e epërsisë në 80 për qind të ndeshjeve të tyre këtë sezon. Ata kanë udhëhequr në pjesën e parë në 60 për qind të këtyre ndeshjeve dhe ende nuk kanë humbur në pjesën e dytë të ndonjë ndeshje këtë sezon. “Blutë” kanë realizuar 24 gola deri tani, ndërsa kanë pranuar vetëm shtatë.
Nga ana tjetër, mysafirët nisin takimin e sotëm kundër Chelseas me shpresën për t’i dhënë fund pesë ndeshjeve të tyre pa fitore (një barazim, katër humbje – brenda të gjitha kompeticioneve). Vetëm tri skuadra kanë shënuar më pak gola këtë sezon sesa Palace dhe ato të tria qëndrojnë në zonën e dëbimit.
Ndeshja mes dy skuadra fillon nga ora 17:00./arbresh.info/
Today's team to play Crystal Palace…#CHECRY pic.twitter.com/ng5yiDJaMo
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 4, 2018
Here's how #CPFC ? line up for today's game at @ChelseaFC.
Come on you Palace! #CHECRY pic.twitter.com/jIfSVr1M6o
— Crystal Palace F.C. (@CPFC) November 4, 2018
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...