Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se arritja e një marrëveshje juridikisht obliguese mes Kosovës e Serbisë, është krejtësisht reale.
Janjiq thekson se hulumtimet kanë treguar se 65 për qind e qytetarëve në Serbi konsiderojnë që një zgjidhje ndërmjet dy vendeve duhet arritur përmes bisedimeve e jo në forma të tjera, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa ka folur për Radio Europa e Lirë, Janjiq ka thënë se zgjidhje do të ketë por bëhet fjalë nëse do të jenë në proces biseduesit e tanishëm marrë parasysh qëndrimet e tyre dhe zgjedhjet e mundshme
”Personalisht, nga ajo që di, do të duhet sa më parë që të kthehet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve. Ky episod, i cili zgjati disa muaj apo gati se një vjet dhe që i ka futur Kosovën dhe Serbinë, shqiptarët dhe serbët, në një zonë mjaft të rrezikshme për sigurinë, në mosbesim, përplasje dhe tensione gati se të përjavshme, dalëngadalë duhet të përfundojë”.
”Ky është parakusht që t’u kthehen obligimeve që kanë dhe që nënkupton marrëveshjen e parë të vitit 2013, së cilës politikanët kanë dashur që t’i shmangen”, thotë Janjiq, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, politikanët e të dy vendeve, për t’u ikur obligimeve që dalin nga marrëveshjet e deritashme, kanë tentuar që të gjejnë një zgjidhje që i shpëton dhe i popullarizon ata.
Më tej thotë se ata kanë gjetur zgjidhjen e gabuar, pra ndryshimin e kufijve apo ndërrimin e territoreve./klan kosova/
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran