Ka ndërruar jetë mbrëmë edhe viktima e dytë e një aksidenti të ndodhur ditë më parë në Prishtinë.
Ditë më parë një veturë e cila ishte duke u vozitur nga një 20 vjeçar, ka goditur dy këmbësore në rrugën B në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti njëra nga femrat kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa dje ka vdekur edhe shoqja e saj.
Magazina.al, ka mësuar se viktima e dytë është 23-vjeçarja Florije Rugova nga fshati Vrellë e Istogut.
E ndjera po luftonte me jetën në QKUK që nga dita e aksidentit më 24 tetor.

Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...