Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë në seancën e sotme plenare disa projektligje të rëndësishme.
Sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës”.
Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Europian për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it”.
Po ashtu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2016”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe njoftimin dhe miratimin e kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 – 23
Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e kaluara janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit
Si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, që gjithashtu kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. /telegrafi
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...
Selimi i emocionuar: Nuk e di kur do të kthehem – por për Ko...