Nga nesër pritet të fillojë aksioni më i madh kundër informalitetit në vend, i paralajmëruar gjatë ditës së sotme edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse nuk është bërë ende publike se çfarë do të bëhet konkretisht (tatimet pritet të japin info të detajuar ditën e nesërme) Monitor ka mësuar se cilat do të jenë disa nga veprimet kryesore në kuadër të këtij aksioni.
Aksioni do të ketë si bazë hulumtimin e bërë nga 400 tatimorët që u morën me kontratë të përkohshme në muajt e verës, të cilët “gjurmuan” bizneset në çdo cep e lagje të Shqipërisë dhe dërguan online të dhënat e grumbulluara.
Për tatimorët ky muaj dhe ai në vijim do të jenë tepër të ngjeshura, ku ata kanë marrë porosi të qarta se si duhet të veprojnë:
-Së pari, çdo mall që kapet pa faturë do të konfiskohet në vend.
-Së dyti, kush nuk lëshon kupon do penalizohet në mënyrë absolute. Erion Prifti, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve ndaj Tatimpaguesit ka pohuar për Monitor, se do të penalizohet edhe blerësi, në rast se nuk merr faturë, në bazë të legjislacionit në fuqi.
-Së treti, nëse do të gjenden dyqane pa NIPT, do të konfiskohet dyqani (çfarë ka dyqani brenda do të boshatiset).
Tatimet kanë pohuar se ky aksion nuk do të jetë selektiv.
Mësohet se Drejtoria e Tatimeve i ka bërë kërkesë Ministrisë së Rendit, që në aksionet e tyre të shoqërohen nga Ministria e Rendit.
Burime nga Drejtoria e Policisë së shtetit pohuan për Monitor se policia do të mbështesë si aksionin kundër informalitetit ashtu dhe atë për ndërtimet informale. Do të ketë grupe shoqërimi, që do të shoqërojnë punonjësit e tatimeve dhe në rast se ka kundërshtime, apo thyerje të ligjit, forcat e rendit do të veprojnë, sipas legjislacionit në fuqi./Lapsi
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...