Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se autor i shkrimit në gazetën britanike “Financial Times” ku përkrahet shkëmbimi i territoreve me Serbinë, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi ka folur në mënyrë të fshehtë për shkëmbim të territoreve, bashkimi i Luginës është një gënjeshtër për mashtrimin e shqiptarëve, tha Zeka.
“Lexoni shkrimin autorial të hashim thacit të Financial Times, autori është president i republikës së kosovës. Ai se ka shkru se nuk e njeh gjuhën angleze, por ka bashkëpunëtor që e njohin anglezen
Thuhet shkëmbim të territoreve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, thotë jo shkëmbim të territoreve me Shqipërinë por Serbinë”, u shpreh Zeka.
Ndryshe nga publikimi i shkrimit ka pasë reagime të shumta. Vlen të ceket që është kundërshtuar nga njohësi i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer, i cili theksonte se shkëmbimi i territoreve nuk do të votohet as nga pala serbe as nga ajo kosovare.
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...