Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, gjatë qëndrimit të sajë në Minsk të Bjellorusisë, ka folur edhe për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Ajo ka thënë se rezultati i dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel duhet jetë një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e Kosovës.
“Beogradi është i përkushtuar për dialogun dhe gjetjen e një kompromisi nëpërmjet dialogut”, ka thënë ajo, raporton ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.
Kryeministrja serbe ka thënë se dialogu nuk është një proces i lehtë, por ka thënë thënë se është e vetmja mënyrë për të stabilizimin afatgjatë të raporteve Kosovë-Serbi
Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Gjermanisë kundër idesë për korrigjim të kufijve, duke thënë se vendosja e vijave të kuqe e vështirëson dialogun.
Në këtë takim në Minsk të Bjellorusisë është duke marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai është gjatë ditës është takuar ndaras ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger dhe komisionierin e BE-së, Johanes Hahn, me të cilët ka diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe gjithashtu edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këto takime nuk e ka përmendur fare çështjen e korrigjimi të kufijve./Express/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten