Një ish-infermierë nga Gjermania ka pranuar në fillim të gjyqit të tij se ka vrarë 100 pacientë, duke e bërë atë vrasësin serial më të madh në botë.
Detektivët thonë se Niels Hogel ka vendosur doza të ilaqeve fatale te njerëzit që ishin në kujdes të tij, duke u shkaktuar atyre arrest kardiak, transmeton portali arbresh.info
Ngjarja ka ndodhur në dy spitale në Gjermaninë veriore.
Sipas prokurorëve, motivi i tij ka qenë që të lëjë përshtypje te koleget e tij me përpjekjen për të ringjallur pacientët e vrarë nga vetë ai.
Hogel, 41 vjeç, tani është duke kryer burgun për gjashtë vdekje.
Tani ai thuhet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst mes viteve 1999 dhe 2005.
Kur u pyet nga gjyqtari në gjykatën Oldenburg nëse akuzat kundër tij ishin të vërteta, 41-vjeçari pranoi të gjitha.
Gjyqi aktual, i cili filloi me heshtjen e një minute për viktimat, pritet të zgjasë deri në maj./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin