Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë, të cilët i ka njoftuar me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për sektorin e bujqësisë, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor
Siç njofton kumtesa, gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran kanë prezantuar edhe mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre për përkrahjen e fermerëve në zonat rurale.
Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e ministrisë në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.
Po ashtu në njoftim thuhet se përfaqësuesja e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, vlerësoi të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftoi zëvendësministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë për bujqësinë në Kosovë.
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë ndaj PSG
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...