Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën e rradhës gjyqësore për dosjen “Shullazi”.
Në sallë nuk ishte i pranishëm asnjë nga 5 të pandehurit, të cilët u përfaqësuan nga avokatët e tyre.
Mbrojtja u bë vetëm nga avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, i cili kërkoi pafajësi për klientin e tij.
Ndërsa avokatët e 4 të pandehurve të tjerë kërkuan më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.
Seanca e radhës u shty për në datën 13 nëntor.
Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit.
Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën./ora news
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...