Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka vendosur të mos i ndryshojë tarifat e energjisë elektrike për amvisëritë, përkundër që kishte mundësi për t’i uluar ato.
Por, ZRRE-ja ka vendosur që rrymën të lirojë vetëm për biznese. Bordi ka vendosur që çmimi i rrymës për konsumatorët industrial, komercial dhe të ndriçimit publik të lirohet për 5 për qind.
Vendimi për tarifa të reja pritet të hyjë në fuqi nga data 1 nëntor.
Kjo ulje e çmimit të energjisë elektrike nuk do të jetë retroaktive, përkundër që një vendim i tillë është dashur të zbatohet nga muaji 1 prill. Ky vendim do të jetë në fuqi deri me 1 prill, kur bordi i ZRrE-së duhet të marr vendim të ri për tarifat pas azhurnimeve të nevojshme.
Vendimi i ZRRE-së është mbështetur në faktin që bizneset kanë paguar çmim më të lartë të energjisë krahasuar me konsumatorët e amvisërisë dhe rrjedhimisht ka pasur ndër-subvencione në mes të këtyre konsumatorëve.
Kallxo.com ka raportuar për propozimin e ZRRE-së për të ulur tarifat e energjisë, e cila mbështetet kryesisht në kthimin e mjeteve tek konsumatorët nga ndërmarrjet energjetike për shkak të dështimit në realizim të investimeve./kallxo.com/
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...