Përfaqësuesi i Listës Serbe Dalibor Jevtiq ka deklaruar se pret që vitin e ardhshëm të implementohen të gjitha projektet në kuadër të ndihmës “të cilën shteti serb i ofron Kosovës”, duke shtuar se me këtë ndihmë dërgohet porosia për serbët në Kosovë se nuk janë të harruar.
“Ndihma për Serbinë është konstante dhe po shtohet”, ka thënë Jevtiq për televizionin publik serb RTS para takimit të qeverisë së Serbisë, përfaqësuesve të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Duke folur për projektin Lugina e Diellit, Jevtiq ka thënë se “do të mundësojë kthimin e serbëve në pjesët e Kosovës ku kjo është e mundur”.
Ai ka thënë se serbët nuk do të heqin dorë nga kthimi dhe ka shtuar se “mbijetesa e tyre do të je të e mundur duke falënderuar me hapje të vendeve të reja të punës”.
“Pritet hapja e vendeve të reja të punës. Një investitor kinez ka shtuar se është i interesuar ta hapë një fabrikë të akumulatorëve në veri të Mitrovicës. Edhe disa tjerë janë të interesuar”, ka thënë Jevtiq, i cili në të vërtetë është ministër në dorëheqje në qeverinë e Kosovës për komunitete dhe kthim.
Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Jevtiq ka thënë se nuk ka zgjidhje pa Serbinë.
“Zgjidhje kompromisi pa serbët nuk është e mundur. Një është dëshira e individëve ndërsa tjera janë mundësitë. Është e qartë se çfarë dëshirojnë shqiptarët, “mirëpo politikisht shumë më e fortë është Serbia”, ka thënë ministri i Kosovës Jevtiq.
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë