Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas pasi qëlloi me armë ndaj policisë, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet.
Korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe, i cili po ndjek zhvillimet e fundit në shtetin fqinj pas ngjarjes së Bularatit, bën të ditur se 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, i vrarë një ditë më parë pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë shqiptare, nuk ka qenë i panjohur nga autoritet e sigurisë në Greqi.
Korrespondenti i Top Channel, raporton se 35-vjeçari ka qenë ndaluar nga policia greke në vitin 2009, si anëtar i organizate kriminale të trafikut të narotikëve. Në atë kohë, policia gjeti një sasi kanabisi në automjetin e tij dhe në shtëpi.
Po ashtu, raportohet se Kacifas ka edhe një dosje tjetër, ku është hetuar për përfshirjen e tij drejt ekstremit të djathtë. Megjithatë, ai vlerësohet nga autoritetet greke se nuk ka qenë ekstremist, por nacionalist.
Mësohet gjithashtu se 35-vjeçari nuk ka qenë anëtar i “Agimit të Artë”, por ka marrë pjesë në protestat e tyre e gradualisht është larguar nga kjo parti./tch/
Maqedonci mirëpret raportin e SHBA-së që konfirmon mbështetj...
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë