Skuadra e Manchester United mbrëmë ka fituar ndaj Evertonit në ‘Old Trafford’ me rezultatin 2-0, falë golave të Paul Pogbas dhe Anthony Martial.
Trajneri i skuadrës, Jose Mourinho vendosi që në këtë duel të mos e aktivizojë Lukakun nga minuta e parë, pasi sulmuesi belg po kalon në një formë të dobët dhe nuk ka shënuar në tetë sfidat e fundit.
Pas ndeshjes, Mourinho theksoi se lojtari po kalon në një periudhë të vështirë – por ai beson se Lukaku do të rikthehet tek goli së shpejti.
“Unë mendoj se kur ai shënon një gol, jeta do të ndryshojë për të”, tha Mourinho për MUTV.“Për momentin, mendoj se ai është nën presion që normalisht sulmuesit i vënë vetes.
Pra, kjo nuk është një jetë e lehtë për sulmuesit kur nuk shënojnë gola.”‘Romelu tregoi qëndrim të mirë mbrëmë, ai nuk humbte topin, prekja e tij e parë ishte më mirë, ai ishte shumë më i përbërë, kështu që ai do të jetë më i mirë.
“Nuk kam asnjë dyshim se së shpejti do të fillojë të shënojë gola”, përfundoi Jose.
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...