Të gjithë dashamirësit dhe nostalgjikët e muzikës së viteve ’90 e mbajnë mend mjaft mirë hitin ‘’Nothing compares to you’’, i cili do të shënonte lindjen e një ylli të ri, irlandezes Sinéad O’Connor.
Knëgtarja e famshme, e cila nuk shkëlqeu ashtu siç parashikohej, ka kaluar një jetë mjaft të trazuar ku shpeshherë ka tentuar edhe vetëvrasjen. Mamaja e katër fëmijëve është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike pasi pranoi se është konvertuar në myslimane.
‘’Po ju njoftoj se jam shumë krenare që jam kthyer në myslimane. Ky është përfundimi për çdo teolog inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë tek islami, gjë që i bën gjithëshkrimet e tjera të shenjta të tepërta”- tha ajo në një postim në Tweeter, duke shktuar se emri i saj i ri është Shuhada’ Davitt. Ndër të tjera, Sinéad shtoi se do të shfaqet në skenë duke kënduar E-zanin për të gjithë fansat e saj.
Në gusht të vitit të kaluar këngëtara publikoi një video ku tregonte se gjendja e saj ishte e mjerueshme, se ndihej e vetme dhe që nuk kishte njeri tjeter në këtë botë përveç psikiatrit, për të cilin ajo u shpreh se ishte njeriu i vetëm që e mbante gjallë. Këngëtarja ka qenë gjithashtu kryefjalë e skandalëve në vitin 2011 ku kritikoi publikisht kishën katolike, duke e quajtur Vatikanin “fole djajsh”, duke u shprehur se “Krishti po vritet nga gënjeshtarët e Vatikanit”. Le të kujtojmë suksesin e saj me këngën që e bëri të famshme në gjithë botën.
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...