Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka shpallur ariun polar specie të rrezikuar. Shkencëtarët thonë se kjo është pasojë e ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullnajave.
Qeveria amerikane i ka futur arinjtë polarë në listën e specieve që rrezikojnë të zhduken.
Kohëve të fundit është vërejtur se diçka nuk shkon si duhet me këto banorë të viseve më të ftohta të planetit. Ka pasur raste kur nga nevoja për ushqim, arinjtë kanë sulmuar njëri-tjetrin për ta ngrënë.
Nga ana tjetër, shumë gjallesa kanë braktisur zonat ku jetonin dhe janë zhvendosur në kërkim të ushqimit. Problemi kryesor qëndron te fakti se habitati i tyre po degradohet nga ngrohja globale dhe shkrirja e akullnajave. Ariu polar klasifikohet si grabitqari më i madh në botë./arbresh.info/
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve