Pavarësisht krizës së thellë, këtu nuk ka pasur ndonjë ultimatum, por tani është e qartë se Gennaro Gattuso, pas humbjes kundër skuadrës spanjolle Real Betis në UEFA Evropa Ligë, është në rrezik si një trajner në AC Milanit.
Ish mesfushori i gjigantit italian aktualisht ka besimin e menaxhmentit, por dy ndeshjet e ardhshme të tij – ajo kundër Sapmdorias dhe kundër Genoas, do të jenë shumë të rëndësishme për fatin e tij dhe ai do të vëzhgohet me shumë kujdes nga afër, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Jose Mourinho akuzohet për shkatërrimin e Man Utd nga legjenda e klubit
Duke pritur për vendimin në fushë, analistët e basteve, derisa po i japin kredite trajnerit kalabrez, kanë filluar të mendojnë rreth mundësisë së tij për shkarkim nga AC Milani.
Madje, platforma e njohur e basteve ‘Sisal Matchpoint’ ka hapur baste rreth largimit të Gennaro Gattusos nga klubi para Krishtlindjeve.
Lexo edhe: Dy gjërat që Cristiano Ronaldo i ka bërë më mirë këtë sezon se Leo Messi
Për momentin, pjesa më e ulët sa i përket gjendjes së trajnerit për qëndrim në klub është 1.40, ndërsa shkarkimi i tij prek shifrën prej 2.50, gjë që do të thotë se mundësia për lirimin e tij nga detyra është më e madhe sesa opsioni për të vazhduar tutje në klub.
Hapësira mes të dy shifrave është e ngushtë, por pritet të shkrihet (në rast se nuk e kundërta që të rritet) mbrëmjen e së dielës së këtij vikendi në rast se ata e humbin ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Sampdorias në Serie A./arbresh.info/
Rama pas vizitës te Thaçi: Komandantin e gjeta të buzëqeshur...
Pa rrymë e pa përgjigje nga KEDS: Banorët e rrugës ‘Brigada ...
Tension dhe përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet sean...
Dogana kap pjesë automjetesh të padeklaruara tek Dheu i Bard...
Burgim të përjetshëm për ish-anesteziologun francez që helmo...
Zelensky: Kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati...