Ashtu siç kishte njoftuar Ministria e Infrastrukturës, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë para pak minutash është lëshuar për qarkullim të automjeteve.
Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
Rikujtojmë, se rruga ishte bllokuar prej një kohëzgjatje 3 orë për shkak të rrëzimit të një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.
Ndryshe, Shefi i shërbimit emergjent në Spitalin e Ferizajt, dr. Skender Fazliu ka njoftuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë punëtorë, ku njëri nga ta kishte marrë lëndime më të rënda trupor, por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Personi i parë që është sjellë është i nacionalitetit turk, ai është në gjendje stabile, i ka kryer të gjitha tretmanët, tash mendojmë për me lëshuar për në shtëpi. Një është i lënduar rëndë, i cili është i komunitetit shqiptar, ai do të transportohet për në Qendrën Emergjente, për konsulta të mëtutjeshme, të kirurgut torakal dhe neurokirurgut. Është stabil për jetë. Kanë qenë edhe katër persona tjerë, kryesisht kanë pasur lëndime të duarve, fraktura, të cilat nga ana e ortopedit janë imobilizuar, do të trajtohen në shtëpi”, tha Dr Fazliu.
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...