Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), që nga muaji korrik i këtij viti ka filluar transferimin e lëndëve tek institucionet kosovare të drejtësisë, pas përfundimit të mandatit mbi dhjetë vjeçar dhe kalimit në një mision me mandat këshillues.
Por, edhe pas sa muajsh ende nuk është përfunduar i tërë procesi i transferimit të këtyre lëndëve nga EULEX-i tek prokuroria vendore.
Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Kosovës, në një përgjigje për lajmi.net ka bërë të ditur se ende nuk ka përfunduar i tërë procesi në fjalë.
“Ende nuk ka përfunduar i gjithë procesi i transferimit të lëndëve nga EULEX-i, tek prokurorët vendorë”, ka thënë Lutfiu.
Lutfiu po ashtu ka thënë se ende nuk dihet saktë numri i lëndëve që do të transferohen nga EULEX-i.
“Ende nuk e dimë numrin e saktë të lëndëve. Ndërkaq, presim që deri në fund të vitit të përfundoj i gjithë procesi i transferimit t lëndëve”, ka thënë Lutfiu.
Disa herë shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare kanë kritikuar sistemin kosovar të drejtësisë si jo efikas në luftimin e profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Është Departamenti amerikan i Shtetit i cili në raportet e mëhershme, thotë se “Qeveria nuk ka zbatuar me efikasitet ligjet që mundësojnë përndjekjen e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion dhe kjo dukuri mbetet problem serioz në Kosovë”.
Në Kosovë, punojnë rreth 400 gjyqtarë dhe 197 prokurorë, ndërsa, numri i lëndëve të pazgjidhura vazhdon të mbetet i lartë.
Kurti në fushatë: Klina është vend i njerëzve patriotë, punë...
Kurti në Istog premton rindërtimin e sallës së sportit: Gjen...
Hamza: Krizave do t’u themi STOP, me PDK-në në qeveri ...
Alarm për dron në Gjermani, mbyllet përkohësisht Aeroporti i...
Sot mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave p...
Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit