Nisur nga botimi në media i deklaratës së Ismail Kadaresë lidhur me Teatrin Kombëtar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e përshëndeti shkrimtarin e madh shqiptar, i cili në një botim libri kishte theksuar nevojën për një teatër të ri dhe se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme, që pushtuesit italianë e kishin sajuar për zbavitjen e ushtarëve.
“Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare! Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje. Ti mund të jesh asnjanës, pa parti, por ke bindje. Ke bindje nëse duhet ta lëmë qytetin të degradojë apo ta çojmë përpara, nëse duhet të ndërtojmë shkolla të reja apo nëse do të vazhdojmë të rrimë në padije dhe në injorancë. Unë dua ta falenderoj publikisht të madhin Ismail Kadare, ikonën e mendimit modern shqiptar, për mbështetjen për një teatër të ri”, tha Veliaj, transmeton top channel.
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...