Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Ligën e Evropës.
Kanë përfunduar edhe ndeshjet e orës 21:00 në kuadër të javës së tretë në Ligën e Evropës.
Ashtu siç edhe pritje, Chelsea ka shënuar fitore të lehtë ndaj BATE Borisovit me rezultat 3 me 1, raporton “lajmi.net”.
Ruben Loftus-Cheek arriti që të realizoi het-trik (2’,8’ dhe 54’), ndërsa golin për mysafirët e shënoi, Rios (80’).
Chesea e ka siguruar matematikisht kualifikimin në fazën tjetër në Ligën e Evropës, pasi është lidere e Grupit L me nëntë pikë, të ndjekur nga pas prej, PAOK-ut, me trik pikë, aq sa kanë edhe Vidi dhe BATE.
Nga ana tjetër, Lazio ka arritur që t’i marr tri pikë të arta ndaj Marseilles, duke e mposhtur me rezultat 1 me 3.
Valon Berisha u inkuadrua në fitoren e skuadrës italiane në minutën e 62’, duke bërë një performancë të mirë, raporton “lajmi.net”.
Eintracht Frankfurti është lidere e Grupit H me nëntë pikë, ndërsa Lazio është në vendin e dytë me 6 pikë, Marseille dhe Apollon me nga një pikë.
“Lajmi.net” ua sjellë më poshtë rezultatet e ndeshjeve që u zhvilluan në ora 21:00.

Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici