Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën ky i fundit ka shprehur mbështetjen e tij për zbatimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Prespës.
Zyra për marrëdhënie me opinion në Qeverinë e Maqedonisë, bën të ditur se Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, ka përshëndetur vendimin e deputetëve të Maqedonisë të cilin e ka quajtur një vendim të guximshëm, të madh dhe shtetëror, duke i përcjellë kryeministrit Zaev gëzimin e NATO-s që Republika e Maqedonisë po vazhdon përpara.
Kryeministri i Maqedonisë Zaev, nga ana e tij ka thënë se me veprimin e tyre, deputetët tejkaluan dallimet partiake për të mirën e shtetit.
Zaev, thuhet më tej në kumtesë, ka theksuar se vendimi i Kuvendit të Maqedonisë është një impuls i fuqishëm që Maqedonia të vazhdojë fuqishëm përpara, për të shtuar se inkurajimi, mbështetja dhe miqësia e NATO-s do të ketë ndikim pozitiv dhe do të rrisë shumicën parlamentare që do të përkrah zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Ai ka thënë se pret që procesi të përfundojë në janar, me çka Republika e Maqedonisë do të mund të marrë vendin e merituar në NATO.
Në bisedën telefonike me Stoltenbergun, Zaev ka informuar se paralelisht vazhdojnë të zbatohen reformat, përfshirë edhe ato në sektorin e sigurisë dhe se institucionet e vendit kanë kapacitet të zbatojnë të gjitha obligimet që vijnë nga anëtarësimi i plotë në NATO.
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...