Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demaku, ndërsa është hedhur poshtë kërkesa për lirim për Sylejman Selimin. Këtë lajm e ka bërë të ditur, avokati i Selimit, Tomë Gashi.
“Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.!”, ka thënë Gashi.
“As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi. Qartas në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë, Gjykata Supreme po e mbanë në burg Sylejman Selimin. Edhe tëntimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoj pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirrën në drejtësi”, ka shkruar mes të tjerash Gashi.
Ndryshe, sot Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarëve në rastin e grupit “Drenica 2”, përkatësisht të dënuarve I.Th., S.D., N.D., D.D., F.D., B.D., Z.D., A.D., S.S., dhe kërkesa e përbashkët e të dënuarve F.D. dhe N.D., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë që i ka shpallur ata fajtor për veprën penale krime të luftës.

Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë